Sulmet, Rusia ndihmoi Iranin/ I dha informacion për vendndodhjen e trupave amerikane në Lindjen e Mesme
Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës beson se Rusia i ka dhënë Iranit informacione mbi vendodhjen e trupave Amerikanë në Lindjen e Mesme, përfshirë vendosjn dy luftëanijeve të mëdha ushtarake.
Ishte media Washington Post e cila raportoi e para lajmin duke cituar tri burime të ndryshme pranë Shtëpisë së Bardhë dhe Departmentit Amerikan të Luftë .
Ndihma e Rusisë ndaj Teheranit konsiderohet shqetësuese sepse do tv ndihmone Iranin të godiste objektiva specifike me raketa balistike dhe drone, duke rrezikur kështu drejtë për drejt ushtarët amerikanë në rajon.
Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili foli në kushtet e Anonimatit deklaroi se Rusia po ndan informacione të Inteligjencës së saj me Iranin,por nuk konfirmoi se për cfarë informacionesh bëhej fjalë.
Në konferencën për Shtyp të së premtes, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavit nuk i mohoi raportet e Mediave, ndërsa shtoi se dicka e tillë nuk po ndikon në rezultatin e operacioneve ushtarake Amerikane. Leavit deklaroi se Shtetet e Bashkuara po arrijnë objektivat ushtarake të operacionit, duke përfshirë shkatërrimin e rreth 30 anijeve dhe dobësimin e aftësisë së Iranit për të lëshuar raketa balistike.
Në 1 mars, gjashtë ushtarë amerikanë u vranë gjatë një sulmi me dron nga Irani ndaj një baze ushtarake në Kuvajt. Të paktën 10 trupa të tjerë janë plagosur rëndë në operacione të ndryshme në rajon.
Rusia nuk i eshte pergjigjur ketyre akuzave, megjithate me heret Zedhenesi i Kremlinit Dimitry Peskov ishte shprehur se Irani nuk kishte kerkuar ndihme nga Moska mbi perballjen e tyre me Shtete e Bashkuara dhe Izraelin .

