14:53 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sulmet seksuale rrisin rrezikun e infertilitetit të grave në 33 për qind  

Sulmi seksual mund të rrisë rrezikun e infertilitetit të gruas, sipas një studimi të ri mbi numrin e lartë të femrave që janë sulmuar.

Hulumtuesit intervistuan 1 mijë femra, dhe gjetën se një në pesë prej tyre ishin jopjellore.

Për habinë e tyre, sulmet seksuale duket të jenë një nga faktorët më të mëdhenj që dallojnë grupin jo pjellor nga ato pjellore.

Gratë që nuk mundën të krijojnë fëmijët e tyre biologjikë kishin 33 për qind më shumë  gjasa të jenë sulmuar seksualisht në krahasim me grupin pjellor./Indeksonline/