Sulmet vdekjeprurëse në Sudan, OBSH: 270 të vdekur dhe 2600 të plagosur

Luftimet që janë filluar që nga e shtuna në Sudan kanë shkaktuar të paktën 270 viktima dhe kanë lënë të plagosur të paktën 2600 të tjerë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Dënoj të gjitha aktet dhe ne qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tonë në Sudan”, tha të martën drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai denoncoi gjithashtu “plaçkitjen e objekteve shëndetësore” dhe “përdorimin e të tjerëve për qëllime ushtarake”.
Ndihma e shpërndarë nga OBSH përpara se të shpërthenin luftimet në objektet shëndetësore në vend ka mbaruar, shtoi ai, dhe me armiqësitë e vazhdueshme, është e pamundur të organizohen dërgesa të reja dhe spitaleve në Khartoum u mungojnë furnizimet e nevojshme për të trajtuar të plagosurit.
Edhe pse u ra dakord përmes ndërmjetësimit të Sudanit të Jugut midis paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo, dhe forcave të armatosura nën gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan, i cili ka qenë në pushtet në Sudan që nga grushti i shtetit të vitit 2021për të zbatuar një armëpushim mbrëmë, në kryeqytet kanë vazhduar të dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime. Palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes./abcnews.al/