14:22 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Sulmi i gruas rome në Ferizaj, deklarohet policia

Gruaja e shumëpërfolur e komunitetit rom është sulmuar para pak minutash në qendër të Ferizajt.

Major Mehmetali Hajdini nga policia rajonale e Ferizajt ka thënë për Indeksonline se hetimet në lidhje me këtë rast kanë nisur intensivisht.

“Kemi marrë një informatë në qendrën e komunikimit se ajo grua gjendet në shesh në Ferizaj. Patrolla menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, e ka parë atë dhe e ka marr për ta shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj ku gjendet edhe aktualisht”, ka thënë Hajdini.

Sipas tij, deri më tani gruaja në fjalë nuk ka folur asnjë fjalë dhe nuk po pranon të flas.

“Hetuesit janë në teren për të parë se a është sulmuar nga dikush, sepse kur shkoi patrolla nuk ishte askush rreth saj”, ka theksuar Hajdini.

Kujtojmë se gruaja në fjalë është sulmuar edhe para dy ditësh në sheshin e Lipjanit, për çka është arrestuar një person./Indeksonline/