75 Mall Live Search
16:50 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sulmi i hakerave ndaj Bundestagut, Gjermania kërkon sanksione ndaj Rusisë

Gjermania kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë në lidhje me sulmin e hakerave të saj në Bundestag 5 vjet më parë.

Në fakt, BE e lejon një hap të tillë për të parandaluar sulmet në internet. Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, një shtetas rus me emrin Dimitry Badin është përfshirë në vjedhjen e të dhënave, kryesisht postën elektronike të deputetëve, duke i transferuar ata në një server jashtë vendit.

“Për këtë arsye, qeveria ka propozuar sanksione të përbashkëta kundër Moskës te partnerët e saj të Bashkimit Evropian”, njofton agjencia e lajmeve gjermane DPA.