Sulmi i Kosovës me 36 gola në një sezon
Kosova po përgatitet për të zhvilluar dy ndeshjet e radhës për kualifikimet e Euro 2020.
Në ndeshjen kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, Dardanët kanë mungesa të mëdha në mesfushë por për fat të mirë sulmi është në top formë.
Treshja sulmuese, Zeneli – Muriqi – Rashica kanë qenë të jashtëzakonshëm me skuadrat e tyre.
Ata së bashku këtë sezon kanë shënuar hiq më pak se 36 gola.
Vedat Muriqi ka shkëlqyer te Rizespor në Turqi duke shënuar 17 gola, Rashica me Werderin ka realizuar 12 gola ndërsa Arbër Zenli ka realizuar 7 gola, 3 me Reims dhe 4 me Herrenven. /IndeksOnline/