75 Mall Live Search
21:44 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Burim

Sulmi iranian ndaj bazave të SHBA-së në Lindjen e Mesme – Trump ‘kapet’ me mediat amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak.

Edhe pse nuk përmendi sulmet e Iranit, Trump kritikoi raportet e mediave dhe deklaroi se objektivat që SHBA goditi në Iran u shkatërruan plotësisht.

“Objektivat që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur – Dhe madje edhe ata thonë se ishin “shumë mirë të shkatërruara!”, shkruan Trump në Truth Social.