75 Mall Live Search
08:23 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / F.R

Sulmi izraelit në Doha, Trump do takojë kryeministrin e Katarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.

Ky takim, i cili sipas Reuters do të zhvillohet sot, vjen tre ditë pas sulmit izraelit në Doha.

Lajmi për takimin mes dy drejtuesve u konfirmua për Reuters nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Sakaq, nuk dihen detajet e këtij takimi, pra ora kur dyshja do takohet, apo agjenda.

Kujtojmë se Izraeli u përpoq të vriste udhëheqësit politikë të Hamasit me një sulm në Katar ditën e martë, një sulm që rrezikoi të prishte përpjekjet e mbështetura nga SHBA-të për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza dhe për t’i dhënë fund konfliktit.

Sulmi u dënua gjerësisht.

Edhe pse Izraeli u përpoq të justifikonte sulmet e kryera, kryeministri i Katarit, Sheik Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani, i sheh ato si një kërcënim për prishjen e bisedimeve të paqes midis Hamasit dhe Izraelit, të cilat ndërmjetësohen nga ky vend.