75 Mall Live Search
23:26 / E Martë, 28 Tetor 2025 / F.R

Sulmi izraelit në Gaza, Vance: Armëpushimi po mbahet

Administrata amerikane, me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance ka deklaruar se armëpushimi në Gaza po mbahet pavarësisht sulmeve izraelite në qytetin e Gazës dhe akuzave të Izraelit dhe Hamasit për shkelje.

“Armëpushimi po mbahet. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë përleshje të vogla këtu e atje”, u thotë Vance gazetarëve, ka raportuar BBC.

“Ne e dimë që Hamasi ose dikush tjetër brenda Gazës sulmoi një ushtar ushtarak izraelit. Presim që izraelitët do të përgjigjen, por mendoj se paqja e presidentit do të mbahet pavarësisht kësaj”, ka deklaruar ai.