75 Mall Live Search
18:31 / E Martë, 26 Gusht 2025 / MSH

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi!

OKB ka kërkuar hetime më të detajuara lidhur me sulmin e ndodhur në një spital në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe gazetarë.

Gjithashtu, OKB-ja thekson se një situatë e tillë e rëndë, kërkon drejtësi dhe se Izraeli duhet të hetojë vrasjet në Gaza.

“Duhet të ketë drejtësi”, tha zëdhënësi i zyrës së OKB Thameen Al-Kheetan, ndërsa ritheksoi se numri i gazetarëve të vrarë ngriti shumë pyetje në lidhje me shenjëstrimin e punonjësve të medias.

Kujtojmë se të hënën Izraeli goditi dy herë spitalin Nasser, spitalin e fundit publik funksional në jug të Gazës. Zyra e kryeministrit izraelit tha se “shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike” që ndodhi dhe se ushtria Izraeli po kryente hetimet.