75 Mall Live Search
15:30 / E Diele, 16 Janar 2022 / MSH

Sulmi kibernetik në Ukrainë, autoritetet i drejtojnë gishtin inteligjencës bjelloruse

Autoritetet në Ukrainë kanë hedhur dyshimet se një grup hakerësh, i lidhur me shërbimin e inteligjencës bjelloruse fshihet mbas sulmit kibernetik që goditi faqet e internetit të qeverisë ukrainase gjatë kësaj jave.

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Kiev bëri me dije tha se hakerat kishin përdorur programe të ngjashme me ato të përdorura nga një grup i lidhur me zbulimin rus për sulmin që goditi një numër të madh faqesh qeveritare.

Zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare e Mbrojtjes Serhiy Demedyuk tha se Ukraina fajëson për sulmin një grup të njohur si ‘UNC1151’.

Gjatë sulmit kibernetik në faqet e internetit ukrainase u shfaq një paralajmërim drejtuar qytetarëve të këtij vendi që të përgatiten për më të keqen.