13:22 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sulmi: Ky ekstrakt bimor mund të përmirësojë funksionin e trurit

Një ekstrakt i lashtë bimor i njohur si xhinko biloba mund të përmirësojë funksionimin kognitiv pas goditjes  në tru kur përdoret në kombinim me aspirinën, thotë një studim i ri.

Ekstrakti i xhingo bilobas sipas zbulimit të shkencëtarëve, në vetëm një dozë ditore në kombinim me aspirinën mund të përmirësojë kujtesën dhe funksionet e “komandimit dhe kontrollit” në njerëzit që përjetuan goditje ishemike, transmeton Indeksonline.

Më shumë se 795,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara pësojnë një goditje në tru çdo vit, e cila është ekuivalente me një goditje çdo 40 sekonda.

Rreth 87 për qind e goditjeve janë ishemike, ku arteria që furnizon gjakun në tru bëhet e bllokuar,  më së shpeshti për shkak të mpiksjes së gjakut.

Ky bllokim privon trurin nga oksigjeni dhe ushqyesit e transportuar nga gjaku, të cilët mund të shkaktojnë dëme në qelizat e trurit. Si rezultat i kësaj, mund të shfaqen efekte anësore, të tilla si humbja e kujtesës dhe funksionit motorik.

Megjithatë, sa i përket trajtimit me ekstraktin e përmendur, ai duhet të administrohet brenda 3 orëve nga simptomat fillestare të goditjes, dhe shumë pacientë nuk arrijnë në spital në kohë për ta marrë atë.

Si e tillë, ekziston nevoja për trajtime të reja që mund të ndihmojnë për të zvogëluar dëmtimin kognitiv të shkaktuar nga goditja ishemike./Indeksonline/