20:03 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Sulmi me armë në Sarandë/ Filmohet momenti i atentatit kundër pronarit të lokalit të njohur

Në video, duken krismat e sulmit me armë të dy personave tashmë të arrestuar që kërkuan të vrasin shtetasin Spiro Iljadhi në Sarandë.

Pamjet janë filmuar nga një dëshmitar i rastit. Nga plumbat u plagos edhe një turist që ndodhej në zonë pranë lokalit të njohur në Sarandë për jetën e natës.

Policia shpalli në kërkim dy vëllezër dhe arrestoi një bashkëpunëtor të tyre. Të nesërmen e sulmit me armë ndaj Spiro Iljadhit pati një tentativë për ta djegur lokalin. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe arrestoi shtetasin Luan Obzova, person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Pas hetimeve për ngjarjen policia arrestoi edhe Spiro Iljadhin e plagosur me armë për shkak se ditën e atentati edhe ai ka qëlluar me armë pa leje. ai njihet me dy emra si Spiro Iljadhi apo Ermal Iljazi dhe është pronar i lokaleve te natës ne Sarandë e se fundmi edhe ne Ksamil. Policia ende nuk ka dhënë arsyen se perse ndodhi atentati.