Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, deklarohet Prokuroria e Gjakovës
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se është arrestuar një person i dyshuar me inicialet S.M., lidhur me rastin e ndodhur sot më datë sot në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës.
Prokuroria informon se me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar me inicialet S.M., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”,thuhet në njoftim.
“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, përfundon njoftimi.

