Sulmi me koktej molotovi në veri të Mitrovicës, prokuroria nis hetimet
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se është angazhuar në hetimin e rastit në veri, ku u raportua përdorimi i një koktej molotovi ndaj një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni për RTKl ive ka theksuar se ky akt është cilësuar si “Zjarrvënie” nga prokurori kujdestar dhe është duke u trajtuar me seriozitet maksimal.
“Është njoftuar prokurori kujdestar, është kualifikuar si “Zjarrvënie”. Janë duke u ndërmarrë veprime me policinë për t’u siguruar prova dhe për t]U u zbardhe rasti”, ka theksuar Preteni.