75 Mall Live Search
19:38 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / FR

Sulmi me raketa nga Irani, Ministria e Mbrojtjes në Katar: Nuk raportohet për viktima

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme mbi kryeqytetin e Katarit, Doha.

Sipas raportimeve nga burimet ndërkombëtare, Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon.

Pas këtij sulmi ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes së Katarit.

Në njoftim thuhet se mbrojtja e saj ajrore ka kapur me sukses një sulm me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar.

Nga ky sulm nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar, shkruan CNN.

Katari sot e ka mbyllur hapësirën ajrore pas informacioneve se Irani do të godiste bazën Al-Udeid.