75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Burim

Sulmi ndaj bazave amerikane, mbetjet e raketave iraniane përfundojnë në rrugët e Katarit (FOTO)

Irani ka nisu sot një sulm raketorë ndaj bazave amerikane në Katar.

Pas këtij zhvillim ka reaguar edhe shteti i Katarit, që përmes një njoftimi nga Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se kanë ndërprerë me sukses sulmin ajror iranin drejt bazave amerikane.

Në njoftim thuhet se mbrojtja e saj ajrore ka kapur me sukses një sulm me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar.

E në një pamje të siguruar nga agjencia e lajmeve AFP shihet ajo çfarë ka mbetur nga raketa iraniane e rrëzuar mbi Katar.

Autoritetet amerikane kanë thënë se nuk ka raportime për viktima. /IndeksOnline/