Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, Simiq arrin në gjykatore

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe Urosh Vukasinoviq kanë arritur tashmë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Seanca për shqyrtimin fillestar ishte paraparë të mbahej më 18 shtator, mirëpo e njëjta ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht.