75 Mall Live Search
11:34 / E Diele, 10 Gusht 2025 / FR

Sulmi ndaj këngëtarit Shpat Kasapi, tre të arrestuar

Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës.

Policia ka dhënë detaje, duke thënë se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë Mitrovicë, 09.08.2025-01:40Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (m/k) pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”.

Kurse, këngëtari Shpat Kasapi ka shkruar në rrjete sociale duke thënë se është mirë me shëndet, teksa ka bërë thirrje për “mosekzagjerim të lajmit”. Sipas tij, ka qenë “keqkuptim me dasmorët”.