75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Sulmi në bazën amerikane, Shqipëria s’ka ushtarë, në Irak

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se forcat e saj të armatosura nuk kanë efektivë, në Irak.

Njoftimi u përcoll nga Ora News pas sulmit nga ana e Iranit në dy baza amerikane në Irak.

Trupat amerikane në Irak u goditën nga disa raketa balistike dhe kjo u konfirmua edhe nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është një hakmarrje pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.