13:19 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Sulmi në Holandë, Ambasada e Kosovës bën të ditur numrin emergjent

Qyteti i Utrechit në Holandë është tronditur sot pas një sulmi në një tramvaj, i cili ka lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, transmeton Indeksonline.

Ambasada e Kosovës në Holandë, ka bërë të ditur se është duke i përcjellur me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur, derisa dhënë numrin emergjent ku mund të lajmërohen shtetasit e Kosovës.

“Ambasada e Kosovës në Hagë po i përcjell me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në një tramvaj në Utrecht, ku raportohet për disa të plagosur. Me këtë rast, Ambasada ofron numrin emergjent për shtetasit e Kosovës: +31 65 385 0307”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Indeksonline/