Sulmi në “Ibër-Lepenci”/ Të dyshuarit sillen para gjykatës
Të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin “Ibër- Lepenci” në Zubin-Potok, janë sjell të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishrinë nën masa të rrepta sigurie.
Pas pak pritet të fillojë seanca fillestare ndaj tyre.
Sulmi pati ndodhur, më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin- Potokut.
Më 9 dhjetor të këtij viti, pak më shumë se 1 vit nga sulmi, Prokuroria Speciale pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit dhe me partnerët evropianë, ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan Viçentijeviq e Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Spiunazh”.
Sipas aktakuzës, më 29 nëntor në fshatin Varagë, në pjesën e kanalit “Ibër-Lepenci”, të pandehurit Viçentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.
Ky sulm ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën jetike të kanalit.

