75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 27 Mars 2023 / k.v

Sulmi në Plemetin, policia arreston katër persona

Dje nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim trupor.

Rasti ka ndodhë me 25.03.2023, në fshatin Plemetin, ku personat e dyshuar kanë sulmuar një person.

Personat e arrestuar, që të gjithë të mitur, janë  intervistuar nga ana e policisë  në prezencë të prindërve, avokatëve mbrojtës, zyrtarëve të qendrës për punë dhe mirëqene sociale dhe më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Ndaj katër personave të dyshuar është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.