75 Mall Live Search
23:24 / E Martë, 03 Mars 2026 / MSH1

Sulmi në shkollë/ Irani u jepet lamtumirën 165 vajzave

Pamjet që vijnë nga provinca Hormozgan tregojnë kamionë që transportojnë arkivolët e 165 viktimave, shumica dërrmuese vajza të shkollës fillore “Shajareh Tayyebeh”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, kur një goditje ajrore shkatërroi plotësisht godinën arsimore në jug të vendit.

Nga Uashingtoni, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, reagoi duke deklaruar se forcat amerikane “nuk do të shënjestronin kurrë qëllimisht një shkollë”. Ai shtoi se po hetohet nëse goditja është kryer nga forcat e SHBA-ve apo nëse bëhet fjalë për një pasojë të paqëllimtë të operacioneve ushtarake.

Nga ana tjetër, organizatat ndërkombëtare e kanë dënuar ashpër sulmin, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë të ligjit humanitar ndërkombëtar, i cili mbron institucionet arsimore gjatë konflikteve të armatosura.

Ndërkohë që Irani mban zi, tensionet në rajon mbeten në pikën më kritike, me akuza të ndërsjella për krime lufte dhe shënjestrim të civilëve të pafajshëm.