75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / B O

Sulmi në Vjenë, Merkel: Terrorizmi Islamik është një “armik i përbashkët”

Kancelaria Angela Merkel ka shprehur tronditjen lidhur me sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Austri. Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, ajo ka deklaruar se sulmuesi i njohur ishte simpatizant i Shtetit Islamik, duke thënë se Terrorizmi Islamik është një “armik i përbashkët”.

Në Vjenë mbizotëron ende kaosi. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë.

Njëri nga autorët u vra nga agjentët, njëri hodhi veten në erë, ndërsa një tjetër u arrestua. Europa shprehu solidaritetin në këto momente të vështirë që po kalon Austria.