09:09 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / mp

Sulmi rus në një depo postare vret gjashtë persona në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa ruse në një terminal postar në rajonin e Kharkivit të Ukrainës, thanë zyrtarët.

Forcat ruse hodhën dy raketa nga rajoni i Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, në “një ndërtesë që i përket një kompanie logjistike të vendosur në rajonin e Kharkiv” të shtunën, sipas Dmytro Chubenko, zëdhënës i zyrës së prokurorit të rajonit Kharkiv.

Chubenko shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe se identitetet e viktimave janë ende duke u përcaktuar.

“Terrori dhe vrasja nuk do ta çojnë askund Rusinë. Terroristët do të përfundojnë përballë drejtësisë për gjithçka që kanë bërë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Bridget Brink, e quajti sulmin vdekjeprurës në zyrën postare në Kharkiv “të tmerrshëm”.