75 Mall Live Search
20:11 / E Diele, 13 Prill 2025 / FR

Sulmi rus në Ukrainë, vijnë reagime nga Bashkimi Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se sulmet janë një “kujtues i zymtë” se “Rusia ishte dhe mbetet agresore”. 

Ky ishte një “sulm barbar”, shton ajo, “u bë edhe më i poshtër pasi njerëzit u mblodhën paqësisht për të festuar të Dielën e Palmave”.

Kancelari në largim i Gjermanisë, Olaf Scholtz e quan sulmin “të tmerrshëm”, duke shtuar se ai tregon se “Rusia po vazhdon pamëshirshëm luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës”.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dënon “sulmin e tmerrshëm dhe frikacak rus”.

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky i përshkruan liderët rusë si “vrasës”, duke e quajtur sulmin “të neveritshëm”.

BBC shkruan se ka pasur reagime gjithashtu nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.