Sulmi seksual në Prishtinë, Haradinaj ka një kërkesë urgjente

Daut Haradinaj ka reaguar pas raportimit për sulm seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.
Ai tha se rasti i fundit në shkollën “Faik Konica” është alarmi i fundit për të gjithë, shkruan Indeksonline.
Haradinaj u shpreh se policia e kryeqytetit duhet të krijohet urgjentisht, sipas ligjit për kryeqyetin.
“Rasti i fundit në shkollën Faik Konica, është alarmi i fundit për të gjithë ne! Policia e kryeqytetit duhet te krijohet URGJENTISHT, sipas ligjit për kryeqytetin. Prishtina duhet jetë e sigurt, për të gjithë qytetarët e saj. Shkelja, abuzimi dhe cënimi i çfarëdo lloji, nuk duhet të ketë pardon, rastet e tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, shkroi Haradinaj.
Kujtojmë që Daut Haradinaj është kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës./Indeksonline/