Sulmi terrorist në Turqi, arrestohen 90 persona
Policia turke arrestoi të hënën rreth 90 persona në 18 provinca në të gjithë vendin për lidhje të dyshuara me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Operacionet, të përqendruara në provincën Sanliurfa juglindore të Turqisë, erdhën pasi PKK mori përgjegjësinë për sulmin e të dielës në Ankara.
Turqia kreu gjithashtu një seri sulmesh ajrore kundër objektivave kurdë në Irakun verior, disa orë pas sulmit vetëvrasës ndaj ministrisë së brendshme në Ankara, i pari në kryeqytetin turk që nga viti 2016.
Sulmi ndodhi në afërsi të ndërtesës së Parlamentit të dielën, vetëm pak orë para se deputetët të ktheheshin nga pushimet e tyre verore tre mujore.
Qeveria njoftoi se “20 objektiva u shkatërruan dhe shumë luftëtarë të PKK-së u neutralizuan”./abcnews.al