10:34 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Sulmin bombë, mbrojtja po çalon – Ballkani po pëson gol gati çdo ndeshje!

Skuadra e Ballkanit këtë sezon është duke kaluar një sezon fantastik. Në fazën ofensive klubi nga Suhareka po janë shumë efektivë.

Ata kanë shënuar 39 gola, ku 20 i ka shënuar vetëm Mirlind Daku, transmeton Indeksonline.

Por, forma e mirë e Ballkanit në ofensivë, nuk po e lë të vërehet forma jo e mirë në mbrojtje. Këtë sezon, Ballkani e ka mbajtur portën e pastër vetëm në 3 ndeshje.

“Xhebrailat” kanë pësuar 17 gola, duke qenë skuadra me mbrojtjen më të dobët në top 5-she.

Skuadra me mbrojtjen më të mirë këtë sezon është Gjilani, ku ka pësuar vetëm 9 gola dhe ka arritur ta mbante portën e pastër në 10 ndeshje.

Kurse mbrojtja më e dobët është ajo e Besës që kanë pësuar 36 gola dhe vetëm njëherë e kanë mbajtur portën e pastër./Indeksonline/