10:13 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sulmohen dy persona në Prishtinë, policia arreston të dyshuarit

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy persona për motive të panjohura, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/