75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 25 Maj 2023 / k.v

Sulmohen dy policë në Gjilan, i dyshuari arrin të ikë në drejtim të panjohur

Dy zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë një të dyshuar në Gjilan, i cili  kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti.

I dyshuari i ka goditur policët me veturë dhe është larguar në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite në qendër të Gjilanit ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm./IndeksOnline/