Sulmohen dy zyrtarë policorë në Fushë-Kosovë, i dyshuari arrestohet
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Fushë-Kosovë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 17:30. I dyshuari, përveç sulmit fizik, dyshohet se ka kanosur edhe verbalisht zyrtarët policorë.
Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe po hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/

