Sulmohen fizikisht katër të mitur në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Katër të mitur janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe u është ofruar trajtim mjekësor.
Rrahja ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/