75 Mall Live Search
08:43 / E Premte, 29 Maj 2026 / Z S

Sulmohen me thikë 4 persona, në Lipjan

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se, pas një mosmarrëveshjeje, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) katër meshkuj së bashku me tre persona të tjerë të dyshuar që janë larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e incidentit, njëri nga të dyshuarit dhe dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga organet kompetente, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.