13:37 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Sulmohen pesë xhami në Birmingham

Pesë xhami në Birmingham janë sulmuar mbrëmë.

Oficeret e Policisë kundër terrorizmit janë duke i hetuar këto sulme të cilat ndodhën natën vonë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Imami i xhamisë në Witton ka thënë se sulmi ka ndodhur në mes të orës 1:30-2.

Pesë xhamitë e sulmuara janë në rrugën Albert, Bichfield, Slade, Brodway dhe Witton.

Policia ka shtuar masat nëpër këto zona.

Ata po punojnë për ti idenfifikuar personat e përfshirë në këto sulme./Indeksonline/