75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / L K

Sulmohen sërish forcat amerikane në Irak

Forcat amerikane ishin sot në shënjestër të tri sulmeve në Irak, por nuk ka pasur viktima.

Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi se një autokolonë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja hasi në një mjet të improvizuar shpërthyes (IED) në afërsi të Digës së Mosulit.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në 24 orët e fundit ka pasur katër sulme kundër trupave amerikane në Irak dhe Siri.

Tre ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime të lehta, shtoi zyrtari, raporton reuters.

Dronët e armatosur gjithashtu shënjestruan bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku gjenden forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk u shkaktuan viktima.