Sulmohet banka ‘TEB’ në Suharekë
Foto ilustruese
Banka ‘TEB’ në qytetin e Suharekës është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e
Prizrenit, Shaban Osmanollaj për Indeksonline se banka është sulmuar.
“Rasti ka ndodhur rreth orë 03:45 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Brigada 123’.
Persona të panjohur e kanë dëmtuar derën e hyrjes por nuk kanë mundur të
vjedhin asgjë për shkak se është ndezur alarmi. Policia ka dal në vendin e
ngjarjes. Personat që e kanë sulmuar bankën kanë ikur në drejtim të panjohur.”,
u shprehë ai. /Indeksonline/