22:54 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Sulmohet brutalisht gazetari i RTK-së, në një lokal në Prishtinë

Gazetari i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.

Gazeta Metro ka mësuar që ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends”, të kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, dihet se pesë personat kanë hyrë në këtë lokal dhe e kanë rrahur gazetarin e RTK’së.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin”, tha Ahmeti.

Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.