Sulmohet dhe grabitet një person në Mitrovicë

Një person në Kolluburska të Mitrovicës së Veriut është sulmuar mbrëmë.
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte marrë lëndime trupore nga një person i panjohur.
Ai deklaroi në polici se, derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, një i panjohur e kishte sulmuar, duke e goditur disa herë.
“Personi i dyshuar ia kishte marrë nga çanta katër dhjetë (40)€. Viktima nuk ka mundur ta bëjë përshkrimin e të dyshuarit dhe sipas tij i dyshuari nuk ka qenë i armatosur” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.