20:28 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Sulmohet Drejtoria e Policisë, plagoset një efektiv

Protestuesit kanë nisur sulmin ndaj Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Një efektiv i policisë ka mbetur i dëmtuar nga momenti kur protestuesit hodhën fishekzjarrë e mjete të tjera pirroteknike në ambjentet brenda rrethimit të institucionit, në oborr ku ishin vendosur në kordon sigurie efektivë të policisë. 

Edhe Policia e Shtetit thotë se “gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.  Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Shqiptarja/