Sulmohet fizikisht ministri shqiptar tek protesta e opozitës
Protesta e opozitës tek Kuvendi ka nisur me një incident pak minuta më parë ku mësohet se është sulmuar ministri Blendi Klosi.
Klosi është ndjekur dhe gjuajtur me shishe plastike dhe sende të tjera të forta nga protestuesit teksa po hynte në Kuvend.
Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët penguar vijimin e mëtejshëm të incidentit.
I pranishëm në momentin e sulmit ishte edhe ministri Sandër Lleshaj.




