75 Mall Live Search
21:16 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Sulmohet fizikisht nënkryetari i Komunës së Podujevës

Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” është sulmuar fizikisht nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Burimet bëjnë të ditura se ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, Osman Jashari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënkryetarin Rudari.

Jo zyrtarisht mësohet se kacafytja ka ndodhur për shkak të një mos-punësimi të një të afërmi të Osman Jasharit.

Image may contain: 1 person, plant, flower and indoor

Konakti me dy të involvuarit në këtë rast ka qenë i pamundur.

Pas sulmit, mësohet se ishte nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ai i cili edhe nuk ka dashur të hapë rast për gjithë këtë, shkruan Llapi.info. Ndërsa, në Stacionin e Policisë në Podujevë thonë se e kanë marrë një informatë anonime për një zënkë në rrugën “Zahir Pajaziti”.

“Në Stacionin e Policisë në Podujevë është ardhur një informatë anonime për një zënkë në rrugën “Zahir Pajaziti”, Policia ka dalë por të njëjtit s’kanë parë askënd në vend ngjarje”, ka thënë zëdhënësja për informim në Policinë e Podujevës, Antigona Çitaku.