75 Mall Live Search
09:25 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / FR

Sulmohet fizikisht një 12-vjeçar në Zubin-Potok, arrestohet i dyshuari

Është sulmuar fizikisht një 12-vjeçar në Zubin- Potok.

Sipas policisë, kjo rrahje dyshohet se ka ndodhur si rrjedhojë i një problemi që kishte viktima me djalin e dyshuar.

12-vjeçari ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Zubin-Potok 30.10.2024 – 13:15. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se djali i saj 12-vjeçar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Motivi i rastit dyshohet të kenë qenë problemet që kishte viktima me djalin e të dyshuarit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/