Sulmohet fizikisht një grua në Prishtinë, i dyshuari gjendet në arrati

Një grua raportohet se të mërkurën është sulmuar fizikisht nga bashkëjetuesi i saj në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati.
“Prishtinë 04.12.2024, 23:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/