75 Mall Live Search
11:41 / E Martë, 10 Gusht 2021 / OSH

Sulmohet fizikisht një person afër “Duplex-it”

Një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar afër diskotekës “Duplex” në Prishtinë.

Viktima u sulmua sot rreth orës 01:00 derisa po i fliste një vajze në parking të veturave, transmeton IndeksOnline.

Njëri nga të dyshuarit i kishte thënë viktimës se vajza me të cilën ai ka folur është motra e tij.

Viktimes i është dhënë ndihma mjekësore ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/