75 Mall Live Search
08:41 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / MSH

Sulmohet fizikisht një viktimë në Prishtinë, katër të dyshuar e futen me forcë në makinë

Një rast i pazakontë është evidentuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Një person ka raportuar në polici se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës, e kanë detyruar me dhunë të hyjë në veturën e tyre, raporton Indeksonline.

Të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën, të cilën më pas e kanë liruar.

Rasti ka ndodhur pasditen e 4 shkurtit.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/