75 Mall Live Search
10:53 / E Martë, 28 Maj 2024 / k.v

Sulmohet fizikisht një zyrtar policor në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Ferizaj për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të mbetet në procedurë hetimore./IndeksOnline/