Sulmohet fizikisht një burrë nga një femër në Graçanicë

Raportohet se një mashkull në Graçanicë është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare.
Në raportin e policisë thuhet se ankuesi ka refuzuar trajtimin mjekësor.
“Graçanicë / 17.04.2025 – 18:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Ankuesi ka refuzuar trajtimin mjekësor, lidhur me rastin në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Indeksonline/