75 Mall Live Search
11:22 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sulmohet gazetarja e IndeksOnline gjatë raportimit, në Pejë

Gazetarja e portalit IndeksOnline, Ëndronida Shala, gjatë ditës së diele ka qëndruar në qytetin e Pejës për të raportuar për procesin e votimit.

Ajo ka qenë saktësisht në shkollën “8 marsi”, në Pejë, në të cilën drejtori i kësaj shkollë e ka sulmuar atë duke e tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Nga burimet e IndeksOnline mësohet se Shala momentalisht është në stacionin policor në Pejë.

Ëndronida Shala gjatë ditës ka raportuar se një vëzhguesi nga Demokracia në Veprim ka thyer rregullat , në këtë shkollë.

Ndonëse brenda institucioneve shkollore ndalohet pirja e duhanit, ai e ka ndezur një cigare në korridor./IndeksOnline/